“VOTONI KËRPIN” është një fushatë ndërgjegjësimi e publikut shqiptar, e krijuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Industrisë së Kërpit, për amendimin e Ligjit nr. 7975, datë 26.7.1995 “Për Barnat Narkotike dhe Substancat Psikotrope”, për lejimin e zhvillimit të industrisë së kërpit në Shqipëri, me qëllim:
- Rritjen e punësimit dhe të eksporteve në sektorin e bujqësisë.
- Krijimin e mundësive të zhvillimit rural.
- Reduktmin maksimal të kultivimit ilegal të kanabisit.
Legjislacioni aktual shqiptar përcakton si kërp të ligjshëm, ҫdo bimë e gjinisë Kanabis Sativa, e cila përmban deri në 0.1% Tetrahidrokanabinol (THC).
Ky ligj, limiton kultivimin e kërpit vetëm për farë dhe fibra. Gjithashtu ky legjislacion, ndalon kultivimin e luleve të kësaj bime, të cilat përmbajnë shumë tëvlefshmit kanabinoidë jo-psikoaktiv, si Kanabidiol (CBD) dhe Kanabigerol (CBG).
Legjislacioni i Bashkimit Europian (BE) për subvencionet bujqësore përcakton si kërp industrial një hibrid të aprovuar të kanabisit (Cannabis Sativa L) që përmban deri në 0.2% THC. Megjithatë, Austria, Republika Ҫeke dhe Sllovenia lejojnë deri në 0.3% THC, Italia deri në 0.6% etj. Zvicra lejon nivelin më të lartë të THC-së në Europë deri në 1%. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja lejojnë deri në 0.3% THC.
Në qoftë se ligji ndryshon, atëherë Shqipëria do të lejohet të hyjë në tregun ndërkombëtar të kërpit, treg i cili është projektuar të rritet nga 4.6 Miliard Dollarë Amerikan në vitin 2019, deri në 26.6 Miliard deri në vitin 2025.
Përgjatë historisë së Shqipërisë, kërpi është kultivuar kryesisht për tekstile dhe për prollimin e litarëve. Në tregun shqiptar, operon prej disa vitesh, vetëm një subjekt tregtar, i quajtur American-Alb Hemp Company (AAHC), subjekt i cili po krijon në Shqipëri tregun dhe kulturën e kërpit industrial.
Ju mund të mbështetni iniciativën “Votoni Kërpin”, duke ndjekur rrjetet tona sociale, duke u regjistruar në gazetën tonë të anonҫimeve dhe nga pjesmarrja juaj në Peticionin për Kërpin Industrial.