Shoqata Kombëtare Shqiptare e Industrisë së Kërpit (SHKSHIK) është një organizatë e re jo-fitimprurëse e cila synon:
• Lobimin për legalizimin dhe zhvillimin e kulturës së kërpit industrial (kanabis industrial) në Shqipëri, në përputhje të plotë me standartet më të mira të BE-së dhe SH.B.A-së.
• Lobimin për hyrjen në shoqërinë dhe tregun shqiptar të kulturës së Kanabinoidëve, si mjekësi dhe ushqim, në përputhje të plotë me standartet më të mira të BE-së dhe SH.B.A-së.
• Koordinimin ndërmjet operatoratorëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë për transferimin e teknologjisë së kulturës së kërpit dhe Kanabinoidëve në Shqipëri.