Me 1 Qershor 2019, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Industrisë Kërpit, nisi një peticion me bazë fermerët, për amendimin e Ligjit nr. 7975, datë 26.7.1995 “Për Barnat Narkotike dhe Substancat Psikotrope”, për të rritur nivelin e THC-së, për të rregulluar kufizimet e vjeljes dhe procesimit sipas rregullores dhe standarteve më të mira të BE-së dhe Sh.B.A-së për Kërpin Industrial (kanabisi industrial).
Miratimi i këtyre amendimeve, do u japë një mundësi të shkëlqyer fitimi të gjithë fermerëve shqiptarë, nëpërmjet kultivimit të kërpit industrial sipas standarteve më të mira të BE-së dhe Sh.B.A-së, duke i bërë ata lojtarë kyҫ në tregun botëror, kjo falë kushteve klimateriko tokësore të Shqipërisë dhe natyrës së fermave shqiptare të cilat zotërohen nga fermerë shembullorë dhe punëtorë të devotshëm.
Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj!